Skip to content

Sanitarja gjendet pa shenja jete në ambientet e shkollës në Elbasan

Pasditen e djeshme, në fshatin Përparim të Elbasanit, në ambientet e shkollës 9-vjeçare, është gjetur pa shenja jete shtetasja L.Z., 62-vjeçe, e cila punonte si sanitare.

Related article  Reagon për herë të parë Rizarta pasi Ledioni e ‘turpëroi’ publikisht

Sipas informacioneve nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, dyshohet se gruaja ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Megjithatë, autoritetet kanë nisur procedurat hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Related article  Në gjyq me Top Channel pas eksperiencës në Big Brother VIP, Olsi Bylyku flet për arsyen

Grupi hetimor ka kryer veprimet paraprake në vendngjarje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Related article  E fundit! Greqia i bën nderin e madh Sali Berishës, por çfare ‘dhuroi’ për këtë veprim

 

Published inLajme