Skip to content

‘Mesazh për…’ Amerikanët u kthyen në SPAK, eksperti bën paralajmërimin e arrestimeve të bujshme

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se vizitat e amerikanëve në SPAK, apo diplomatëve të tjerë të huaj, janë pasuar me arrestime të mëdha. Në një emision televiziv, Karamuço u shpreh se mbështetja e SHBA ndaj SPAK nuk do të përfundojë.

“Vizitat e herë pas hershme të diplomatëve, gjithmonë pasohen nga një arrestim i madh. Na kanë ndodhur herë pas herë, kur ka shkuar anglezi, amerikanët na kanë dalë përshtypjet. Është si një mesazh mbështetjeje.

Nga ana tjetër, po zhvillohet debat për drejtuesin e ri të BKH. Amerika ka dhënë kontribut, edhe në testimet e para, trajnimet që ka pasur.

Sot ishte testi fizik, në repartin e RENEA-s, u zhvilluan që në mëngjes. Është reduktuar në përgjithësi mbështetja, por mbështetja nuk ka për të përfunduar ata. Është një mesazh që ti dërgon, që ata janë mbrapa gjithmonë dhe nuk ikin.”, theksoi ai.

Sistemi gjyqësor në Shqipëri prej kohësh funksionon me një numër të kufizuar prokurorësh e gjyqtarësh, shqetësim ky i ngritur dhe nga institucionet vendase, por gjithashtu dhe një problematikë e vënë në pah nga ndërkombëtarët.

Vetëm dy ditë më parë u publikua raporti i Komisionit Europian lidhur me grupkapitullin për “Sundimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri”, duke veçuar si problematikë kryesore vakancat e tepërta në sistemin gjyqësor.

“Mungesa e burimeve financiare dhe njerëzore, përfshirë magjistratët, vazhdon të ndikojë negativisht në cilësinë e drejtësisë”, thuhet në raportin e Komisionit Evropian.

Aktualisht, në Shqipëri janë në detyrë 272 gjyqtarë dhe 221 prokurorë, pothuasje gjysma e numrit për të plotësuar nevojën e vendit, ku konkretisht kërkohen në total 417 gjyqtarë dhe 341 prokurorë. kliko shtyp ketu

Published inLajme