Motra e tij fillon që të më shajë dhe të më ofendojë dhe të dy më dhunojnë fizikisht në sy të fëmijëve, mora një urdhër-mbrojtje. Kurse ai dhe motra e vet marrin urdhër mbrojtje në të njëjtën ditë, në të njëjtën seancë.
Seanca u bë shumë shpejt, nuk u caktua asnjë psikolog dhe asnjë raport psikologjik, as detaje nuk u morën dhe asgjë. Kërkoj nga emisioni “Stop” që të vërë institucionet në lëvizje, që unë të kryej procesin e divorcit dhe të marr kujdestarinë e fëmijëve, sepse më ka marrë shumë malli, më mungojnë shumë, kam mbi një vit që jam larg tyre”, tha mes lotësh qytetarja.
Nga bisedat e ish-bashkëshortit, kuptohet ndikimi i tij tek fëmijët dhe gjuhën ofenduese, që ai përdor ndaj nënës vazhdimisht. Madje ai shprehet, se do u thotë fëmijëve që e ëma ka pranuar, që ka të dashur e do të bëjë fëmijë të tjerë me të.
Ish-bashkëshorti: Ashtu je rritur ti, me tasa rrugëve, moj racë e sh…., moj racë e degjeneruar, që paske qenë ti. Moj palaço femër. Mos t’i japësh me tasa orizi rrugëve andej, moj të nxiftë Zoti surratin ty, moj idiote, moj injorante, që paske qenë ti… Do i them çunit, që ka thënë F*** kam dashnor, prandaj nuk ju dua juve më. Do bëj kalamaj të tjerë me dashnorin, do i them, që ka thënë.
Qytetarja: Është vendimi i gjykatës dhe ai lloj vendimi ka mbaruar që në dhjetor.
Ish-bashkëshorti: Do bëj tjetër unë, mos e vrit mendjen.
Qytetarja: Si do e bësh ti tjetrin?
Ish-bashkëshorti: Po ç’ke ti?
Qytetarja: A të vij t’i marr kalamajtë tani dhe të rrinë gjithë darkën me mua? Të flenë sonte te unë?
Ish-bashkëshorti: Me atë drejtim që ke ti, të futesh te kalamajtë? Po s’bën vaki ajo punë.
Qytetarja: Çfarë drejtimi kam unë?
Ish-bashkëshorti: Atë që ke, atë, që di.
Qytetarja: Fëmijët do rrinë me mua, se janë dhe fëmijët e mi.
Ish-bashkëshorti: Gjaku im rri me ty?
Qytetarja: Po janë dhe gjaku im ata.
Ish-bashkëshorti: Takimin me kalamajtë, do ta kesh një herë në dy javë ose një herë në muaj, si ta vendosë gjykata.
Qytetarja: Kush ta jep ty këtë siguri, që do marrësh kujdestarinë e fëmijëve, sepse ligjërisht kujdestaria më takon mua?
Ish-bashkëshorti: Nuk je e aftë për kujdestari, se je në rrugë të madhe.
Qytetarja: Unë jam shumë e aftë, sepse unë kam një shtëpi, unë punoj. Jam shumë mirë nga ana shëndetsore.
Nga shërbimi social Kavajë u tha se nuk kishin dijeni për përfundimin e urdhrit të mbrojtjes dhe do të ndërmjetësojnë, që fëmijët të takohen më shumë me nënën e tyre.
“Ne si zyrë e shërbimit social e Bashkisë Kavajës jemi të njohur me rastin e zonjës. Para disa kohësh kemi bërë disa takime të nënës me fëmijët, në prani të zotërisë.
Duke qenë se nuk ishim në dijeni të urdhrit të mbrojtjes, u referuam nga ju për pretendimin që zonja ka, që të takojë më shpesh fëmijët e saj.
Ne si zyrë e shërbimit social do të mundësojmë takime më të shpeshta me zotërinë dhe me zonjën, që të biem dakord që zonja të takojë fëmijët e saj më shpesh dhe jo vetëm ditën e premte siç ka qenë më parë”, tha shërbimi social Kavajë.