Një zhvillim dramatik ka tronditur sot skenën ndërkombëtare, pasi Parlamenti i Iranit ka votuar zyrtarisht në favor të mbylljes së Ngushticës së Hormuzit – arteria më jetike detare për transportin e naftës dhe gazit natyror në planet. Ky veprim, ende jo përfundimtar, ka shkaktuar tronditje në tregjet ndërkombëtare dhe ka rritur frikën për një krizë të re energjetike me pasoja katastrofike për ekonominë globale.
Sipas burimeve të konfirmuara nga televizioni shtetëror iranian Press TV, fjalën e fundit për këtë masë do ta japë Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare, një organ i fuqishëm brenda strukturës shtetërore të Republikës Islamike, i cili mbikëqyr çështjet më të ndjeshme të politikës së jashtme dhe sigurisë.
Por sinjalet janë të qarta: Irani po përgatitet seriozisht për të ndërmarrë këtë hap ekstrem. Komandanti i Gardës Revolucionare dhe njëherësh ligjvënës në parlament, Esmail Kosari, deklaroi për Klubin e Gazetarëve të Rinj se mbyllja e ngushticës është “në axhendë” dhe se ajo do të zbatohet “sa herë të jetë e nevojshme”.
Në deklarata të mëhershme, Kosari kishte theksuar se “vendimi për mbylljen e Hormuzit është duke u shqyrtuar me vendosmëri” dhe se “Irani nuk do të ngurojë të mbrojë interesat e tij strategjike me çdo mjet të nevojshëm”.
VIJO LEXIMIN DUKE KLIKUAR KETU
