Skip to content

Rinumerimi ne Tirane nxjerr zbuluar paktin e fshehte PS-PD per partite e vogla

Procesi i rinumërimit të 437 kutive të votimit në qarkun e Tiranës, i cili po zhvillohet pas kërkesës së dy anëtarëve të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), po nxjerr në pah një të vërtetë të pakëndshme: votat nuk janë vjedhur vetëm për llogari të palëve që “përplasen” në fjalë, por mbi të gjitha për të ruajtur status quo-në mes dy partive kryesore – Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike – duke zhdukur nga harta elektorale alternativat e vogla politike.

Rinumërimi që po zhvillohet prej ditësh, i supozuar si një akt transparence dhe korrigjimi, ka dalë të jetë pasqyrë e një marrëveshjeje të heshtur politike, ku numëruesit e dy forcave të mëdha politike kanë operuar në mënyrë të sinkronizuar për të favorizuar njëri-tjetrin dhe për të “grirë” votat e partive të treta.

Të dhënat paraprake janë domethënëse: Partia Demokratike ka rezultuar me 219 vota të tepërta, të cilat nuk i përkisnin asaj sipas dokumentacionit origjinal. Në të njëjtën linjë, Partia Socialiste ka përfituar 193 vota më shumë sesa i takonin në realitet. Në total, rreth 412 vota janë “shtuar nga hiçi” për dy partitë që kanë qenë përfaqësuar me shumicë absolute në komisionet e numërimit.

Duket se ky proces nuk ka qenë thjesht një gabim njerëzor apo ndonjë keqkuptim teknik, por një model i organizuar bashkëpunimi mes PS-së dhe PD-së për të dobësuar artificialisht partitë më të vogla, të cilat në disa raste po konkurronin denjësisht dhe përbënin një kërcënim për monopolet tradicionale.
kliko shtyp ketu

Published inLajme