Skip to content

Rinumerimi ne Tirane nxjerr zbuluar paktin e fshehte PS-PD per partite e vogla

Kjo hipotezë përforcohet edhe nga fakti se, ndërsa dy partitë e mëdha kanë dalë përfituese, shumë prej subjekteve më të vogla janë rezultuar me vota të hequra në mënyrë të pashpjegueshme. Partia e Lulzim Bashës është penalizuar me 13 vota, ndërsa koalicioni “Djathtas për Zhvillim” i Dashamir Shehit ka humbur 7 vota.

Ndërkohë, fitimet minimale për disa subjekte si Lëvizja Bashkë (+10 vota), koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (+26) apo Partia Socialdemokrate (+23) nuk janë aspak të mjaftueshme për të kompensuar panoramën e një deformimi të qartë dhe sistematik.

Ky zhvillim e bën edhe më të besueshme aludimin për një pakt të heshtur PS-PD, të cilat në publik mbajnë qëndrime antagoniste, por në prapaskenë nuk e kanë problem të “bashkëjetojnë” në llogaritjen e votave për sa kohë që ruajnë kontrollin e skenës politike dhe përjashtojnë çdo element të tretë konkurrues.

Rinumërimi do të rifillojë të hënën, pasi e diela është lënë ditë pushimi për komisionerët. Por edhe në këtë fazë, procesi ka filluar të japë përgjigje për akuzat e hershme të partive të vogla, të cilat kanë denoncuar që më 12 maj se numëruesit kanë vepruar me tendencë politike, duke hedhur poshtë votat që shkonin për ta dhe duke rritur fiktivisht ato të “të mëdhenjve.”

Me këto ritme, pritet që në ditët në vijim të ketë më shumë prova për atë që duket qartazi si një manipulim i sistemuar elektoral, i realizuar jo për të përmbysur ndonjë rezultat mes dy kampeve kryesore, por për të mbyllur çdo dritare për lëvizje të reja politike dhe për të ruajtur një rend të kalbur që kontrollohet nga dyshja PS-PD.

Nëse ky trend vijon, Shqipëria nuk ka përballë thjesht një krizë përfaqësimi, por një sabotim të demokracisë shumëpartiake, ku zgjedhjet kthehen në formalitet dhe vota e qytetarit në monedhë politike që shkëmbehet për interesa bipartizane.

Published inLajme