Skip to content

Pasi u nda nga burri, nëna nga Elbasani gjen të dashur, por do perloteni se cfare i bejne femijet

Në rubrikën e ndjerë “Ka një mesazh për ty” të emisionit “E Diela Shqiptare”, u soll sot një histori e mbushur me emocione, sakrifica dhe dashuri të thellë mes një nëne dhe dy fëmijëve të saj. Sheldona dhe Eriksoni kishin ardhur në studio për t’i dërguar një mesazh nënës së tyre, Irma, e cila së shpejti do të largohet për në Kretë për të nisur një kapitull të ri në jetën e saj.

Historia e tyre nuk është e zakonshme. E mbushur me sfida që nga fëmijëria, rrugëtimi i këtyre tre shpirtrave përmes dhimbjes dhe vendimeve të vështira, ka krijuar një lidhje të pazëvendësueshme.

Sheldona tregoi se ka lindur në Dragot të Elbasanit, por familja e saj u shpërngul në Vlorë kur ajo ishte ende foshnjë. Pikërisht atje nisën edhe mosmarrëveshjet mes prindërve, të shoqëruara me tensione të forta për shkak të konsumit të tepërt të alkoolit nga ana e të atit. Ajo ishte vetëm 10 vjeç kur Irma u largua për herë të parë nga shtëpia, për të kërkuar strehë dhe mbështetje tek prindërit e saj në Elbasan. Megjithatë, pas pesë muajsh largësie, nëna u kthye me shpresën se gjërat do të ndryshonin për hir të fëmijëve.

Ndërsa Eriksoni, më i vogël në moshë, beson se nëna e tyre u pendua për largimin dhe prandaj vendosi të rikthehet. Por, marrëdhënia mes prindërve nuk funksionoi, dhe pas shumë përpjekjesh, divorci u bë zyrtar gjashtë vite më parë.
kliko shtyp ketu

Published inLajme