Skip to content

‘E konvertoi SPAK ne rilindas’ Shperthen Meta ndaj personit qe e shiti te SPAK

Një përplasje e ashpër politike ka shpërthyer mes kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëpunëtorit të tij të ngushtë, Endrit Braimllari, tashmë i pozicionuar zyrtarisht në krahun e mazhorancës socialiste.

Reagimi i Metës erdhi menjëherë pasi Braimllari mohoi çdo përfshirje në dosjen e lobimeve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë viteve 2018–2019.

Meta, i cili aktualisht përballet me akuza nga Prokuroria e Posaçme për një sërë çështjesh që lidhen me financimet e dyshimta të LSI-së në arenën ndërkombëtare, hodhi akuza të rënda personale dhe politike ndaj Braimllarit, duke e cilësuar si një “të konvertuar politik nga SPAK-u në radhët e Rilindjes.”

“Vetëm një rilindas i mirëfilltë mund të harrojë firmat që ka hedhur vetë, dhe arsyet pse i ka hedhur. Vetëm një gënjeshtar ordiner përpiqet të fshihet pas harresës, duke shpresuar se e vërteta mund të zëvendësohet me lojëra fjalësh dhe ndërrim teserash partie,” deklaroi Meta me tone të ngritura në rrjetet sociale.
kliko shtyp ketu

Published inLajme