Skip to content

Lufta Izrael-Iran, Teherani refuzon bisedimet bërthamore, Trump ben gati…

Araghchi tha se Irani ishte gati të merrte në konsideratë diplomacinë vetëm pasi të “ndalohej agresioni i Izraelit”. Ai insistoi sërish se programi bërthamor i Iranit është paqësordhe sulmet e Izraelit shkelën ligjin ndërkombëtar. Irani, shtoi kryediplomati do të vazhdojë të ushtrojë të drejtën e tij legjitime të vetëmbrojtjes”.

“E bëj të qartë si kristali se aftësitë mbrojtëse të Iranit janë të panegociueshme”, tha ai. Por deklaratat re ambasadorit izraelit në OKB treguan se rruga drejt paqes nuk është dhe aq e lehtë. Ai e akuzoi Iranin për një “axhendë gjenocidale” dhe se përbënte një kërcënim të vazhdueshëm ndaj vendit të tij, duke shtuar se Izraeli nuk do të ndalonte së synuari objektet bërthamore derisa ato të “çmontoheshin”. Nga SHBA-ja, presidenti Donald Trump tregoi se shanset për Iranin që të ulë pretendimet e tij,e kanë një kufi kohor. Trup tha se Republika Islamike kishte një “ma

ksimum” prej dy javësh për të shmangur sulmet e mundshme ajrore amerikane, duke sugjeruar se ai mund të merrte një vendim para afatit 14-ditor që vendosi të enjten. “Po u jap atyre një periudhë kohore dhe do të thoja se dy javë do të ishin maksimumi”, u tha Trump gazetarëve. Qëllimi, tha ai, ishte të “shihte nëse njerëzit do të vinin në vete apo jo”.

Presidenti amerikan gjithashtu i shpërfilli bisedimet midis Araghchi-t dhe ministrave të jashtëm nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe BE-ja. “Irani nuk dëshiron të flasë me Europën”, tha Trump. “Ata duan të flasin me ne. Europa nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë në këtë.”

Published inLajme