Skip to content

Lufta Izrael-Iran, Teherani refuzon bisedimet bërthamore, Trump ben gati…

Irani deklaroi se nuk do te rinise bisedimet mbi programin e tij bërthamor përsa kohë është nën sulm. Pohimi erdhi disa orë pasi ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz paralajmëroi për një konflikt “të zgjatur” me Republikën Islamike.

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi u takua me diplomatë evropianë në Gjenevë, të cilët e nxitën të ripërterijë përpjekjet diplomatike me SHBA-në mbi programin bërthamor të vendit të tij.

Ndërkohë, përmes një mesazhi video homologu i tij izraelit, Eyal Zamir, e paralajmëroi se nuk do të ketë zgjidhje të lehta dhe se vendi i tij duhet të jetë gati për një “fushatë të zgjatur” ndërsa foli për “ditë të vështira përpara”.

Luftimet kanë vazhduar gjatë natës me ushtrinë izraelite që njoftoi një valë të re sulmesh kundër infrastrukturës së magazinimit dhe lëshimit të raketave iraniane, ndërsa Teherani nisi ​​raketa drejt Izraelit qendror. Shpërthime u dëgjuan pranë Tel Avivit, e ka raporte se një ndërtesë në Izraelin qendror u përfshi nga flakët… kliko shtyp ketu

Published inLajme