Skip to content

FOTO/Festa u kthye në masakër. Ja kush është autori që vrau 7 persona, midis tyre dhe 2 fëmijë

Festa përfundoi në tragjedi sot në Cetinje të Malit të Zi. Numri i të vdekurve ka shkuar në shtatë, ndërsa policia është në kërkim të dyshuarit, Aco Martinoviç.

Këto janë të dhënat e para të policisë nga vendi i ngjarjes ndërsa numri i viktimave mund të jetë më e lartë.

Related article  Tjetër rast i rëndë në Korçë! Plaku ‘ua kërkon’ vajzave të reja. Ato i bëjnë gjëmën! Detajet dhe Emri

Martinoviç ka filluar sulmin e dhunshëm në kafenenë “Velestovo”, afër Qendrës Sportive.

Për vijesti.me, dëshmitarët kanë deklaruar se brenda lokalit kishte ndodhur një përleshje, pas së cilës burri që po kërkohet ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt viktimave.

Related article  Monika Kryemadhi flet per Ilir Meten ne burg: Fitore do jete nese merr...

Policia ka apeluar për qytetarët e Cetinjes që të jenë të qetë dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

“Po e njoftojmë publikun se ky është një ngjarje situacionale, e cila nuk është pasojë e një konflikti midis grupeve të organizuara kriminale me rrezikshmëri të lartë. Për të zgjidhur këtë situatë emergjente, janë dërguar njësitë speciale të policisë”, thuhet në një njoftim të policisë.

Related article  I fejuari iu vra në oborrin e shtëpisë, zbulohet historia e trishte e Jueles qe hyri ne Big Brother VIP 5. Cfare e lidh ate me vrasjen

Të gjitha njësitë e policisë janë në terren dhe po punojnë për arrestimin e autorit të krimit.

 

Published inLajme