Skip to content

Masakra me 7 të vrarë/ Mes viktimave pronari i lokalit, fëmijë, si edhe familjarë të tij dhe të autorit

Ministri i Punëve të Brendshme në Mal të Zi, Danilo Sharanoviç ka njoftuar sonte në mbrëmje se në tragjedinë në Cetinje ka humbur jetën pronari i restorantit “Velestovo” dhe disa anëtarë të familjes së tij.

Related article  Dietologia e njohυr : Ja çfarë fshihet pas këtij prodυkti që shqiptarët e konsυmojnë shpesh

Sharanovië tha gjithashtu se në mesin e viktimave ishin edhe anëtarët e familjes së Aco Martinoviçit, i dyshuar për kryerjen e vrasjeve.

“Të gjitha kapacitetet në dispozicion të administratës policore, në krye me drejtorin e Drejtorisë së Policisë, ndodhen në Cetinje me qëllim arrestimin e të dyshuarit për këto vrasje, disa persona janë vrarë, duke përfshirë pronarin e lokalit dhe disa anëtarë. të familjes së tij, si dhe anëtarëve të familjes së të dyshuarit për vrasje”, tha Saranoviç.

Related article  LAJM I FUNDIT – Po ndodh! Fѻrcat speciale rrethojnë qytetin, kërkohet të rr℮zíkshmít. Zbuloni detajet (VIDEO)

Shtatë persona, mes tyre dy fëmijë, kanë vdekur në një krim pasditen e sotme në Cetinje. Policia është në kërkim të Aco Martinoviçit nga Cetinja.

Related article  SPAK zbarkon ne Elbasan nje dite para zgjedhjeve, ja cfare po ndodh ne qytetin 'e nxehte' politik

 

Published inLajme