Skip to content

Masakra me 7 të vrarë/ Mes viktimave pronari i lokalit, fëmijë, si edhe familjarë të tij dhe të autorit

Ministri i Punëve të Brendshme në Mal të Zi, Danilo Sharanoviç ka njoftuar sonte në mbrëmje se në tragjedinë në Cetinje ka humbur jetën pronari i restorantit “Velestovo” dhe disa anëtarë të familjes së tij.

Related article  'Noka e Topalli na goditen pas shpine...' Berishes i iken nje tjeter aleat i forte

Sharanovië tha gjithashtu se në mesin e viktimave ishin edhe anëtarët e familjes së Aco Martinoviçit, i dyshuar për kryerjen e vrasjeve.

“Të gjitha kapacitetet në dispozicion të administratës policore, në krye me drejtorin e Drejtorisë së Policisë, ndodhen në Cetinje me qëllim arrestimin e të dyshuarit për këto vrasje, disa persona janë vrarë, duke përfshirë pronarin e lokalit dhe disa anëtarë. të familjes së tij, si dhe anëtarëve të familjes së të dyshuarit për vrasje”, tha Saranoviç.

Related article  Publikohet video e perplasjes se policit, dyshohet e qellimshme, policia: Sapo perfundoi mitingu i Berishes, ata...

Shtatë persona, mes tyre dy fëmijë, kanë vdekur në një krim pasditen e sotme në Cetinje. Policia është në kërkim të Aco Martinoviçit nga Cetinja.

Related article  PS fitoi mandatin e katert, qeveria i 'vendos prangat' Altin Dumanit te SPAK

 

Published inLajme