Skip to content

“Pse bëni zhurmë në pallat?”/ I riu plagos me thikë babë e bir në Tiranë (EMRAT)

Një sherr mes komshinjëve është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në Tiranë, ku ka përfunduar me plagosjen e babë e bir.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”.

Autoritetet policore raportojnë se gjatë një konflikti për motive të dobëta,në hyrje të pallatit ku banojnë, shtetasi Kristjan Thaçi, 34 vjeç, ka dëmtuar me një mjet prerës komshiun e tij, shtetasin Mario Miha, dhe me sende të forta shtetasin Arben Miha.

Related article  Studimi i ri: Gratë që bëjnë s*ks rrallë mund të…

Burime bëjnë me dije se i riu është ankuar se babë e bir “po bënin shumë zhurmë në pallat”, ndërsa 34-vjeçari është konfliktuar me komshinjtë dhe më pas i ka qëlluar me thikë e me sende të forta.

Related article  Ngrihet alarmi, jemi pranë tërmetit shkatërrues?! Dhjetëra lëkundje sizmike në Santorini

Sherri ka ndodhur në katin e pestë të pallatit.

Të plagosurit babë e bir Arben dhe Mario Miha, 60 dhe 21 vjeç, janë transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Related article  Tragjedia në det me dhjetëra viktima. Vjen zbulimi shokues

Autori i plagosjes së dyfishtë Kristjan Thaçi është arratisur pas krimit, por është kapur dhe arrestuar më pas nga blutë e kryeqytetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Published inLajme