Skip to content

Djali ka humbur kujtesën – Momenti prekës kur nëna shqiptare e gjen në Greqi pas 20 vitesh

Një person i quajtur Petro në Athinë, dhe që thotë se nuk mban mend asgjë, më në fund mund të ketë gjetur familjen e tij biologjike. I njohur si Petros Koutsoukis, ai tërhoqi vëmendjen e medieve greke pasi deklaroi se kishte humbur kujtesën dhe nuk mbante mend kush ishte dhe nga vinte.

Related article  Çfarë ndodhi në BBVA? Kërkohet Zarf i Zi për Mirin, pamjet bëhen virale

Në fillim atë e kërkuan sikur të ishte shtetas grek, por më pas, disa dëshmitarë që kishin punuar me të, dhanë informacion se ai ishte shqiptar, i larguar në Greqi 20 vite më parë.
Sot në Athinë ka mbërritur një grua e moshuar shqiptare, që besohet të jetë nëna e tij.

Related article  Një spiun në celularin dhe lap top-in tuaj, Vodafone dhe One duhet të tregojnë çfarë po ndodh me DPI

Ajo do të japë një kampion ADN-je te autoritetet greke për verifikuar nëse është vërtet djali i saj.
Në pamjet prekëse të publikuara nga mediat greke, dallohet gruaja shqiptare teksa puth dhe përqafon atë që thotë se është djali i saj, të cilin “e njohu menjëherë”.

Related article  Nuk kanë fund! Diddy akuzohet për trafikim seksual të dy grave të tjera

Published inLajme