Skip to content

Lajme të këqija për pasagjerët – Hyn në fuqi rregullorja e re. Ja çfarë duhet të dini nëse fluturoni

Pasagjerët që udhëtojnë me avion drejt dhe nga vendet e Bashkimit Europian pritet të përballen me vonesa më të gjata përpara se të kenë të drejtën të kërkojnë kompensim nga kompanitë ajrore. Kjo vjen si rezultat i një vendimi të fundit të Bashkimit Europian për të zgjatur pragun e vonesës së fluturimeve, si për ato me distanca të shkurtra ashtu edhe për ato me distanca më të gjata.

Sipas marrëveshjes së re, pasagjerët në fluturimet me distanca të shkurtra do të duhet të presin katër orë ose më shumë përpara se të mund të kërkojnë kompensim nga kompania ajrore. Për fluturimet me distanca të gjata, vonesa e kërkuar për të kërkuar kompensim do të jetë gjashtë orë ose më shumë. Rregullat aktuale të BE-së parashikojnë që pasagjerët mund të kërkojnë kompensim nëse fluturimi i tyre vonohet për më shumë se tre orë.

Related article  'Hidhen e merren shikime', 3 të rinjtë që i i hoqën trurin Edi Ramës. U bën presion për...

Vendet anëtare të BE-së kanë rënë dakord gjithashtu të rrisin shumën e kompensimit për ata që vonohen në fluturimet me distanca të shkurtra nga 250€ në 300€. Megjithatë, është planifikuar një ulje e kompensimit për fluturimet me distanca të gjata, nga 600€ në 500€.

Rishikimi i të drejtave të pasagjerëve ajrorë të BE-së ishte propozuar fillimisht në vitin 2013 nga Komisioni Evropian dhe ka kërkuar 12 vjet negociata përpara se shtetet anëtare të arrinin një marrëveshje mbi ndryshimet në kornizën kohore për kompensimin. Planet ende duhet të negociohen me Parlamentin Evropian përpara se të miratohen si ligj.

Related article  Gjesti: “I kërkoj falje familjes së Eglit, por s’kam ndjenja” (Video)

Organizata Evropiane e Konsumatorit (BEUC) ka shprehur shqetësimin se ky plan do të privojë “shumicën e pasagjerëve nga të drejtat e tyre të kompensimit”, duke argumentuar se shumica e vonesave ndodhin në intervalin dy deri në katër orë.

Nga ana tjetër, organizmi tregtar Airlines for Europe (A4E), i cili përfaqëson kompani ajrore të tilla si Ryanair, easyJet dhe Lufthansa, gjithashtu e ka dënuar planin, duke kërkuar që pragjet e vonesës të ishin edhe më të gjata përpara se të nisin pagesat e kompensimit.

Related article  Del e verteta dhimbshme! I afërmi rrëfen detajet: Pronari qëlloi edhe vajzën e 42 vjecares, ja kush e shpëtoi…

Marrëveshja e arritur përfshin gjithashtu një “të drejtë për t’u ridrejtuar” kur ka vonesa të gjata, automatizimin e formularëve për kompensim dhe të drejta më të forta për pasagjerët me aftësi të kufizuara ose lëvizshmëri të reduktuar.

Këto ndryshime pritet të ndikojnë edhe qytetarët shqiptarë, pasi shumica e fluturimeve për dhe nga Shqipëria realizohen me vende të Bashkimit Europian, dhe ligjet e BE-së shpesh ndikojnë standardet e aviacionit në rajon.

Published inLajme