Skip to content

‘Hidhen e merren shikime’, 3 të rinjtë që i i hoqën trurin Edi Ramës. U bën presion për…

Kryeministri Edi Rama zhvilloi takim këtë të Hënë me socialistët në Petrelë të Tiranës.

Teksa fliste gjerë e gjatë për misionin kryesor të shqiptarëve që është rruga drejt Bashkimit Evropian, i tërhoqën vëmendjen 3 të rinj. I mori në podiumin ku po mbante fjalën, për t’ju përsëritur se fokusi duhet të jetë te pasaporta europiane dhe jo fjalët vesh më vesh me njëri-tjetrin.

-Nuk kemi ku i mbajmë shpresat veçse te ju.

Edi Rama: Ti je fanatik i PS-së dhe imi, sa të jenë mandatet thua s’ka problem. Por nuk është kjo përgjigja, ti nuk ja mbush mendjen dikujt tjetër. Ti nuk e di se nuk të la ky apo nuk deshe ta dish se doje të dëgjoje këtë? Si është kjo punë?! Hë? Krijohen miqësira, hidhen shikime, merren shikime. Pse nuk e le të të dëgjonte?

-Nuk ndikohet!

Edi Rama: Që të shpëtosh nga unë duhet të më thuash ç’a po i thoshte kur unë po i flisja për BE-në?

-Nuk e themi dot.

Edi Rama: Hë mo se s’po i thoje një gjë të madhe se po të dëgjonte ajo tjetra.

Kryesocialisti i falenderoi në mbyllje të pranishmit për durimin, “me disa përjashtime të vogla” si rasti më sipër.

Published inLajme