Skip to content

DEL FORMACIONI Surprizë e Sylvinhos në treshen e sulmit! Si pritet të rreshtohet Kombëtarja shqiptare në sfidën me Serbinë

Shqipëria luan përballë Serbisë duelin më të rëndësishëm të Grupit K, në Kualifikueset e Botërorit 2026. Trajneri Sylvinho ka kryer dhe seancën e fundit stërvitore, teksa në konferencën për mediat, ai u shpreh se e ka gati formacionin që do të hedhë në fushë mbrëmjen e nesërme.

Related article  Klani 'Veliaj' kërkon 'kokën' e Ramës, futet ne loje edhe Mero Baze me foton e Sanaderit, a do të jetë i njëjtë fati…

Siç mëson gazetari i Top Channel, Endi Tufa, rreshtimi pritet të jetë 4-3-3, me Strakoshën në portë, ndërsa në mbrojtje Gjimshiti dhe Ajeti, të cilët do të mbulohen nga krahët nga Hysaj e Mitaj.

Related article  Zjɑrr fɑtɑl në bʋrg, vd℮sín 4 persona

Në mesfushë është treshja e përhershme me Ramadanin, Asllanin dhe Laçin, ndërsa në sulm pritet një ndryshim “rrënjësor”.

Krahët mund të mbulohen nga Broja dhe Arbër Hoxha, ndërsa maja e sulmit pritet t’i besohet Mirlind Dakut, duke lënë në stol treshen Bajrami-Asani-Manaj (ky i fundit është shfaqur me disa probleme shëndetësore në seancat e fundit stërvitore).

Related article  Muslim Murrizi del nga Prokuroria e Posaçme: SPAK ka kryer punë me mua, radhën e ka…

Gjithsesi, ashtu siç tha dhe Sylvinho, formacioni i tij titullar është gati dhe do ta publikojë nesër vetëm një orë përpara startit të ndeshjes.

Published inLajme