Skip to content

Muslim Murrizi del nga Prokuroria e Posaçme: SPAK ka kryer punë me mua, radhën e ka…

Kandidati për deputet për Partinë Demokratike, Muslim Murrizi deklaroi për mediat pas daljes nga ambientet e SPAK, se për çfarë ishte thirrur në institucionin e drejtësisë.

Ai tha se në SPAK ishte thirrur si një nga 5 milionë shqiptarët, pa dhënë detaje të tjera.

Murrizi tha se do të merret vesh shpejt pse u paraqit, por ku gazetarët e pyetën nëse ishte thirrur për ndonjë hetim, Murrizi u shpreh duke thënë se “SPAK ka kryer punë me Myslimin, bashkë me prokuroritë e Shqipërisë”.

Ai solli në vëmendje me nota humori edhe kohën kur prokurori aktual i SPAK-ut, Arben Kraja, thirri në Gjykatë për të dëshmuar banorët e një fshati në Berat.

Related article  OBSH jep alarmin: Kujdes këtë verë! Një virus i ri në qarkullim – Mësoni simptomat

Pjesë nga prononcimi për media:

-Për çfarë u thirrët?

Murrizi: Do ta merrni vesh më vonë. E dini ju çfarë denoncimesh

-Ishit si kallëzues, apo në kuadër të një hetimi?

Murrizi: SPAK ka kryer punë me Myslimin, bashkë me prokuroritë e Shqipërisë. Më kanë hetuar 10 muaj rresh nga një grusht fëlliqësirash të policisë së shtetit. Por kur nuk ka të bëjë me këtë.

-Nga kush prokuror u pritet?

Related article  Rama i jep resort te 'Rana e Hedhun' njeriut te Miloshevicit te tmerrshem (detajet)

Murrizi: Nuk i njoh këta të të ndërmarrjes së SPAK. Oficeri më shoqëroi te një prokuror që nuk e di… nuk ia mora kartën e ID se nuk as vetë nuk e kisha.

-Kishit ndonjë material shtesë, apo dhatë deklarime?

Murrizi: Unë hyra me duar në xhepa. Materialet shtesë janë këta që hyjnë me dosje. Unë për fatin e keq mbaj mend shumë, nuk kam nevojë për letra.

-Ka të bëjë me qëndrimet tuaja publike, funksionet?

Murrizi: Jo jo! Qëndrimet do t’i bëj prapë unë, nuk ka kush më ndalon

Related article  Prindërit e Irsa Muçollarit: Na thoshte “si do duroj 6 orë duke më…

-Po për çfarë u thirrët?

Murrizi: Si një nga 3800 mijë votuesit dhe një nga 5 milionë shqiptarë

-Jo të gjithë mund të shkojnë në SPAK.

Murrizi: Edhe çudi të shkojnë të gjithë nuk është. E mbani mend Krajën kur thirri Bektashin me 250 katundarë, ka korrë apo s’ka korrë fshati me autokombajnë. Një fshat e mbaroi Kraja. Kështu që, avash avash besoj do të vijnë edhe fshatrat e tjerë.

-Për çfarë fshati ishit ju sot?

Murrizi: Pyesni Krajën, kur të dalë.

Published inLajme