Skip to content

FOTO, si ndodhi aksidenti me tre viktima dhe disa të plagosur në Gjermani? Minibusi i shqiptarëve…

Një aksident i rëndë automobilistik ka tronditur komunitetin shqiptar në Gjermani, ku tre shtetas shqiptarë kanë humbur jetën, ndërsa gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja tragjike ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës, më 25 maj, pranë qytetit Koblenz, teksa grupi i shqiptarëve ishte duke u kthyer në banesë pas pjesëmarrjes në një festë familjare.

Sipas raportimeve nga mediat gjermane, viktimat janë një burrë 53-vjeçar dhe dy gra, përkatësisht 47 dhe 65 vjeç. Të plagosurit, të moshës nga 20 deri në 66 vjeç, po marrin trajtim mjekësor në spitalet e zonës dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Related article  Ndërron jetë ish-presidenti

Grupi udhëtonte me një minibus i cili, sipas të dhënave paraprake të policisë gjermane, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur disa herë në një zonë të drejtë dhe me dukshmëri të mirë. Mjeti drejtohej nga një i ri 22-vjeçar, i cili mësohet se ka humbur kontrollin për arsye ende të paqarta.

Gazeta gjermane BILD raporton se shoferi nuk rezulton të ketë qenë nën ndikimin e alkoolit apo substancave narkotike në momentin e aksidentit, megjithatë autoritetet kanë nisur një hetim të thelluar për të zbardhur tërësisht shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti fatal.

Related article  Drejtoi fushaten per Gjestin ne BBVIP, menaxheri i njohur tregon se cfare ka ndodhur mes Gjestit dhe Eglit

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, konfirmoi lajmin dhe bëri me dije se Ambasada shqiptare në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Mynih janë vënë menjëherë në kontakt me autoritetet gjermane, duke ndjekur nga afër zhvillimet dhe duke ofruar ndihmën e nevojshme për qytetarët e prekur dhe familjet e tyre.

“Shprehim dhimbjen më të thellë për humbjen e jetëve njerëzore dhe u përcjellim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave,” thuhej në deklaratën e Ministrisë, e cila gjithashtu uroi shërim të shpejtë për të plagosurit.

Strukturat konsullore janë angazhuar për të asistuar në procesin e identifikimit të viktimave, njoftimin e familjarëve dhe menaxhimin e mëtejshëm të situatës, përfshirë kthimin e trupave në atdhe nëse kërkohet nga familjet.

Related article  'Po hapa une gojen te bind', Lola, eskorta më e shtrenjtë në Shqipëri, flet me emra: S'kam frike se prokurorët e SPAK i kam klientë

Për çdo informacion shtesë, qytetarët shqiptarë në Gjermani apo të afërmit e tyre mund të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike në numrin e emergjencës konsullore:
📞 +49 1523 79 13 997

Ngjarja ka shkaktuar një ndjesi të thellë trishtimi jo vetëm në komunitetin shqiptar në Gjermani, por edhe më gjerë, duke risjellë në vëmendje nevojën për kujdes të shtuar në rrugë dhe për respektimin e plotë të normave të sigurisë gjatë udhëtimeve.

Published inLajme