Skip to content

‘Po hapa une gojen te bind’, Lola, eskorta më e shtrenjtë në Shqipëri, flet me emra: S’kam frike se prokurorët e SPAK i kam klientë

Lola, e cila njihet si eskorta më e kuotuar në Shqipëri në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, foli për “Panairin e dëshirave” i cili do të mbahet më 11 maj.

Ajo tha se një panairi mbahet një herë në katër vjet dhe shton se të dielën në panair do të hidhet para e madhe për vendin e parë, madje shprehet se prokurorët e SPAK i ka klientë.

Tre cilësi të miat janë eksperienca, oratoria, po hapa unë gojën unë të bind, të hipnotizoj, të mbush mendjen. Cilësia e tretë është durimi.

Related article  Dash Sula tërheq emrin nga lista e “Nisma Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Karrierën e kam zhvilluar në Francë kur isha në kulmin e rinisë dhe jam mësuar me elitën e klientëve të Francës dhe kthehem këtu dhe ç’të shoh, burra të prapambetur, të frustruar, që nuk kishin parë asgjë.

Në fillim e kam filluar me klientë të rëndomtë deri sa me punë dhe sakrificë arrita t’i marrë vendin e parë konkurrentes së atëhershme.

Në vitin 2005 dhe që atëherë në nuk ka bir nëne dhe bir k… të më marrë vendin e parë.

Related article  Aksident i rëndë/ Autobusi del nga rruga, 8 viktima dhe 26 të plagosur

Është një rivale mbi 50 vjeçe, një “bufe kënete”, punon pak fortë. Është dhe njëra, pak më e re, është pak më e mirë se “bufja e kënetës”, por ka rënë në burg.

Por kjo ka një ves të keq, vidhte klientët kur i zinte gjumi. Kanë dalë dhe këto të rejat, këto të njomat, por sa të mësojnë zanatin, klientët nuk kanë çfarë të zgjedhin do vijnë këtu prapë.

Unë ia dal se eci para dhe nuk e kthej më kokën mbas. Me fuqinë ekonomike dhe mbështetjen e pronarëve ia kam dalë.

Related article  “Vazhdon të jetë i fëlliqur…” — Reagojnë familjarët e Rozanës pas deklaratës së Jozit

Madje prokurorët e SPAK i kam klientë.

Sa i takon shtimit në peshë viteve të fundit, Lola tha se të arrish në majë në fillim është e lehtë, por se të qëndrosh aty është e vështirë.

Netë të tëra pa gjumë, kequshqyerja, edhe substancat, se do e mbajmë pak klientin. Nëse t’ia fusësh shoqes sime ia kam bërë. Edhe kërcënimin e klientëve e kam bërë.

Published inLajme