Skip to content

E fundit! Sali Berisha merr vendimin e forte dhe e thote troc se do largohet nga politika…

Ish-kryeministri në të njëjtën kohë dhe kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se misioni i tij politik do të përfundojë atëherë kur shqiptarët të votojnë të lirshëm.

Ditën e sotme gjatë një konference me gazetarët Berisha deklaroi se nuk e konsideron veten një politikan të zakonshëm, por një misionar në shërbim të votës së lirë të shqiptarëve.

Related article  TRONDITESE, Sulm me armë zjarri në lokal, vriten 4 persona dhe plagosen disa te tjere

Duke iu referuar zgjedhjeve të 11 majit, të cilat i ka cilësuar si “farsë elektorale”, Berisha paralajmëroi se “beteja e madhe nis pas kësaj farse”.

Pyetje: Ju keni deklaruar se nuk jeni një politika, por një misionar. Kur i mbaron mandati misionarit, sipas statutit të PD?

Berisha: Po të marrësh betejën time unë e kam bërë për votën e shqiptarëve. Unë betejën në PD e bëra që të votojnë demokratët dhe jo tua kontrollojë kryetari. Kjo ishte beteja ime.

Related article  Vrau me thikë djalin, flet në polici babai: Ja përse e bëra

Unë betejën për shqiptarët po e bëj që ata të votojnë të lirë dhe të kenë zgjedhje të lira. Është betejë e vështirë, por është arritur. Misioni im mbaron ditën kur shqiptarët do votojnë të lirë.

Related article  'Nuk jeni tanet ju...' 63-vjeçarja ndërroi jetë, kryeplaku nuk i lë familjarët ta varrosin

Kjo është një betejë që mbyllet me sukses ditën kur shqiptarët do votojnë të lirë. Me këto narkoshtet shqiptarët pa u çliruar prej tij nuk do votojnë të lirë. Në fakt beteja e madhe, lufta e madhe fillon pas këtyre zgjedhjeve, pas kësaj farse elektorale.

Published inLajme