Skip to content

TRONDITESE, Sulm me armë zjarri në lokal, vriten 4 persona dhe plagosen disa te tjere

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në ishullin e Shën Helenës në Karolina e Jugut, ku një person i armatosur hapi zjarr në drejtim të një turme njerëzish brenda një lokali. Si pasojë, katër persona humbën jetën dhe të paktën 20 të tjerë mbetën të plagosur.

Në momentin e sulmit, ambienti ishte i tejmbushur dhe sipas njoftimeve zyrtare, oficerët e parë që mbërritën në vendngjarje gjetën shumë persona të plagosur nga arma e zjarrit.

Related article  Pagesa e Gjestit në koncerte kap shifra marramendëse - Detajet

“Viktima dhe dëshmitarë të shumtë u larguan me vrap, duke kërkuar strehim në biznese dhe banesa përreth”, thuhet në një deklaratë të publikuar nga zyra e sherifit në Platformën X.

Related article  Tronditje në Tiranë: Gjendet i pajetë një 48-vjeçar pranë ish-Stacionit të Trenit

Autoritetet e përshkruan sulmin si një “incident tragjik dhe tejet i vështirë për komunitetin”, duke apeluar për durim dhe bashkëpunim ndërsa hetimet vazhdojnë.

Katër persona u shpallën të vdekur në vendngjarje, ndërsa më shumë se njëzet të plagosur po marrin trajtim mjekësor, ku katër prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike në spitalet lokale.

Related article  G Bani: Banorët marrin informacione nga jashtë

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur identitetin e viktimave, ndërsa po vijojnë përpjekjet për të identifikuar autorin ose autorët e sulmit dhe për të zbardhur motivin e kësaj tragjedie.

Published inLajme