Skip to content

Opozita humbi zgjedhjet, demokrati mban “premtimin” e dhene publikisht

Teksa procesi i numërimit të votave është drejt përfundimit dhe Partia Socialiste po konsolidon avantazhin e saj për të siguruar mandatin e katërt qeverisës, në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë gjerësisht një video ironike dhe e shpotitëse nga demokrati i njohur korçar, Ilir Vrenozi.

Në një postim të bërë pasditen e sotme, Vrenozi, i cili njihet për daljet e tij publike në protesta dhe qëndrimet e forta ndaj qeverisë Rama, thotë se po “mbaron premtimin” e dhënë pak kohë më parë në rast se opozita do të humbiste zgjedhjet.

Related article  Tronditëse! Aksident me motor, shuhet dy vajzat adoleshente (FOTO-EMRAT)

“Do ha m** deri në 2029, sikur kam bërë deri tani,” – kishte deklaruar ai publikisht gjatë një proteste të Partisë Demokratike disa javë para zgjedhjeve.

Në videon e shpërndarë sot, ai shfaqet duke ngrënë një petull me çokokrem, duke i dhënë një interpretim simbolik e ironik “premtimit” të tij.

“E di ai i gjati çfarë po ha. I thashë unë çfarë do ha, dhe unë e mbaj fjalë, pas datës 11. Bërë ç’është e mundur që të haja m** unë o i gjatë. Bir bir, oi oi oi,” – thotë Vrenozi me një gjuhë sarkastike që ka tërhequr qindra komente në rrjete sociale.

Related article  E fundit! Arrestohet ish drejtori i madh!

Reagimi i tij, ndonëse me nota humori dhe vetëironie, përfaqëson zhgënjimin e thellë që ndiejnë shumë mbështetës të opozitës, të cilët prisnin një rezultat më të mirë ose ndryshim real në skenën politike pas zgjedhjeve të 11 majit.

Related article  E dinit? Ky është çmimi më i lartë i fituar ndonjëherë në formatin Big Brother në botë

Videoja është bërë virale në rrjet, sidomos në TikTok dhe Facebook, duke u shpërndarë si një shenjë e zhgënjimit kolektiv të demokratëve, por edhe si një manifestim i tipik i stilit popullor e sarkastik të komunikimit politik në Shqipëri.

Published inLajme