Skip to content

PD kerkon te numerohen vec votat e diaspores, KQZ nuk pranon, cfare fshihet

Deputeti i PD, Flamur Noka, dhe përfaqësuesi ligjor Marsh Logu ishin të pranishëm në Parkun Olimpik, aty ku do të numërohen votat e diasporës.

Ata urdhëruan numëruesit e tyre që asnjë votë nga Greqia të mos numërohet dhe të mos futet në proces, por të veçohet dhe t’i kalojë KZAZ-së ose KQZ-së.

Related article  Familja e ndau nga Egli? Gjesti habit me veprimin gjatë koncertit të djeshëm

Ky urdhër vjen pasi Partia Demokratike kërkon që të gjitha votat e ardhura nga Greqia të grupohen dhe të ketë një proces monitorimi dhe vëzhgimi nga KQZ, pasi pretendon se ka parregullsi në procesin e votimit të diasporës në Greqi.

“Çdo votë që vjen nga Greqia kontestohet dhe nuk futet në proces, pikë. Numërimi t’i kalojë KZAZ dhe t’i kalojë KQZ,” i thanë Noka dhe Logu komisionerit të PD-së.

Related article  Zbardhen detajet nga hetimet! FOTO – Kush janë viktimat e vrasjes makabre dhe ‘killeri’ që i ekzekutoi

Noka foli më pas dhe për mediat ku tha se do numërohet çdo votë e diasporës por asnjë votë e emigrantëve në Greqi. Ai hodhi akuza ndaj Taulant Ballës për proçesin e votës së diasporës në Greqi.

Related article  Sherri për pronat degradon në të shtëna me armë, 50-vjeçari qëllon vëllanë

Pas kërkesës së PD për të veçuar votat e diasporës në Greqi, KQZ ka marre vendimin qe votat e Greqise mos te numerohen, por te lihen vec, duke i dhene keshtu nje fitore te vogel opozites.

Published inLajme