Skip to content

Sherri për pronat degradon në të shtëna me armë, 50-vjeçari qëllon vëllanë

Një sherr mes dy vëllezërve dhe një personi tjetër në në fshatin Fierseman të Divjakës degradoi në përdorimin e armës së zjarrit.

Rreth orës 20:00 pas një debati për motive pronësie, shtetasit Z.K., 58 vjeç dhe A.G., 57 vjeç, kanë goditur me grushte shtetasin Sh. K., 50 vjeç, i cili është vëllai i shtetasit Z. K..

Related article  Çfarë tregojnë datat e lindjes për partnerët tuaj, sipas astrologëve

Pas konfliktit Sh. K., ka gjuajtur me armën e gjahut të cilin e kishte me leje.

Pas ngjarjes ka përfunduar në Komisariat shtetasi Sh. K. dhe janë shpallur në kërkimet Z.K. dhe A.G., të cilët janë larguar pas sherrit.

Related article  Makina del nga rruga, vdes shoferi (EMRI)

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.

 

Published inLajme