Skip to content

E fundit, KQZ zbulon pjesemarrjen deri ne oren 17.00 dhe sa vota kane ardhur nga Diaspora

Sot, 11 Maj, Shqipëria voton për Parlamentin e ri. Janë mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote. Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 17:00 ka qenë 38.57%, ose e thene ndryshe 812 mije e 769 veta.

Related article  Më kanë bërë magji, ndaj su bëra dot kurrë nënë! Besnikja tregon kush ia shkaterroi jeten (Video)

Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 2895 prej 5225 qendrave të votimit në total. Deri më tani kanë votuar 812769 nga 2094624 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.

Related article  Një personazh i veçantë ndodhet në shkallët e Air Albania - Detajet

Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 17:00, përqindja e votuesve ka qenë 43.89%. Vihet re se para kater viteve ka pasur nje perqindje me te larte votuesish, por sivjet shtohen dhe votat e diaspores.

Related article  Shikoni se çfarë ndryshimi pësoi 30-vjeçarja nga operacioni i hundës

Deri ne keto momente raportohet se nga 245935 zgjedhes te regjistruar prane KQZ si qytetare te Diaspores, prane Komisionit Qendror te Zgjedhjeve kane mberritur 191837 zarfe.

Published inLajme