Skip to content

‘Do të zvarris je horr…’, Deputeti i PD perplaset keq me patronazhistin e Veliajt (Video)

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, eshte perplasur fort me nje patronazhist te Erion Veliajt në një qendër votimi në Vorë.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka pasur një përplasje verbale me një grup votuesish në Vorë, gjatë ditës së zgjedhjeve. Noka ka akuzuar socialistët se kanë paguar qytetarët për të votuar për Partinë Socialiste, duke shtuar se ky ishte një veprim i organizuar për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.

Related article  Tërmet në Greqinë e Veriut, lëkundjet ndjehen edhe në jugun e Shqipërisë

Nga ana tjetër, disa qytetarë të pranishëm në vendin e ngjarjes kanë kundërshtuar akuzat e Nokës, duke e quajtur atë “mashtrues.” Një prej tyre i ka thënë Nokës se ka dërguar njerëz në shtëpinë e tij për të ushtruar ndikim mbi votën.

Qytetarja: “Një demokrat nuk e bën gishtin kështu,” ka thënë ajo, duke iu referuar gjestit të Nokës.

Qytetari tjetër, që e ka quajtur Nokën mashtrues, i është përgjigjur duke shtuar: “E gjeni një qytetar të Vorës që të pranojë fjalët e këtij, është mashtrues. Pse i sjell njerëz në shtëpinë time?”

Related article  Horoskopi, e shtunë, 1 Mars 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Noka, i ftuar për të dhënë një përgjigje, ka thënë: “Do ta shohim pas 11,” duke lënë të kuptohet se situata mund të ndryshojë gjatë procesit të numërimit të votave.

Një tjetër qytetar, i cili prezantohet si Bert Xhabafti, ka shtuar: “Kam ardhur me avion për të votuar, ndërsa ti më thua të mos hy këtu. Ore mashtrues! Si mund të më sjellësh njerëz të pish kafe me mua?”

Related article  Karamuço: Ja përse u acaruan marrëdhëniet e Veliajt me prokurorin Dado

Televizionet prane qeverise kane tentuar ta shesin sapunin per djathe, duke pretenduar se ai ishte thjesht nje votues, por te dhenat tregojne se ai eshte patronazhist ne listen e Veliajt.

Published inLajme