Horoskopi, e shtunë, 1 Mars 2025
Dashi
Dite jo e mirë kjo e sotmja për të gjithë ju. Nëse keni një lidhje, debatet do jenë mënyra e vetme e komunikimit dhe për asnjë moment nuk do ndiheni të qetë. Mbrëmja në vend që të ngrohet do bëhet edhe me problematike dhe e zjarrtë. Ju beqarët ka mundësi të ndërmerrni shumë rreziqe për të ndryshuar statusin dhe ky do jetë një gabim me pasoja. Në punë asgjë nuk do ju trembë dhe do guxoni të provoni edhe gjëra në dukje të pamundura. Paratë do mbeten të mira për shkak të kujdesit, por edhe për shkak të mbështetjes së të afërmve.

