Skip to content

‘SPAK kerkohet ne Korce’, plas blerja e votave ne bashkine e Kolonjes (Detajet dhe emrat)

Kandidati i PD në qarkun e Korçës, Enton Çaçani përmes një mesazhi në rrjetet sociale, i bën thirrje SPAK të hetojë punonjësit e bashkisë Korçë se po blejnë vota dhe po intimidojnë votuesit.

“Vëmendje për të gjitha strukturat dhe sidomos për komisionerët tanë! Administrata e Bashkisë Kolonjë po shpërndan para dhe po blen vota. Po intimidon votuesit në këto momente kritike.

Related article  Tronditet toka, tërmeti i fuqishëm prek vendin

Si gjithmonë, ndjekin të njëjtin avaz të vjetër, dalin natën, në ditën e fundit, dhe ndajnë parat e krimit dhe korupsionit.

Janë përpjekur të nxjerrin fletët e votimit nga QV-të dhe po mundohen të manipulojnë procesin. Do perpiqen ta bejne dhe neser gjate votimit, keshtu i kane planet. I dime te gjitha. Informacioni vjen i siguruar nga brenda tyre.

Related article  Fama e bëri Gjestin mendjemadh? Ish-shoku i tij tregon çfarë i bëri këngëtari

E kanë parë veten ngushtë, e ndiejnë që po humbin pushtetin. U janë errësuar sytë dhe janë kthyer në hijenat e natës”, shkruan kandidati i PD.

Related article  Izraeli nuk ndalohet, Netanyahu njofton vendimin: Tani do pushtojmë...

Cacani

Published inLajme