Skip to content

Big Mama del nga vetja komplet, pështyn dhe shan në serbisht Albën (ja cfare i tha)

Një ngjarje e pazakontë dhe e papranueshme ka ndodhur në shtëpinë e “Ferma VIP 2”, duke tronditur publikun dhe ndezur debatet në rrjetet sociale. Në një përplasje të ashpër mes dy prej konkurrenteve, Big Mama dhe Alba, situata doli jashtë kontrollit, duke kaluar çdo kufi të etikës dhe respektit mes pjesëmarrësve.

Debati mes tyre, që nisi për arsye ende të paqarta për publikun, mori përmasa shqetësuese kur Big Mama shpërtheu me një lumë fyerjesh ndaj Albës, duke e etiketuar atë me terma si: “pise femër”, “njeri pa dinjitet”, “pa moral” dhe “idiote”.

Related article  Na e mbante 'sekret'! Ja si duket sot djali i Grida Dumës, i larguar nga Shqiperia, ja cfare ben sot (Foto)

Por situata nuk u ndal me kaq. Në një akt të denjë për përjashtim nga çdo format televiziv serioz, Big Mama e ofendoi Albën edhe në gjuhën serbe dhe më pas e pështyu, një veprim që ka shkaktuar tronditje dhe reagime të forta jo vetëm brenda shtëpisë së spektaklit, por edhe në publikun e gjerë.

Related article  Pas valës se nxehtit po vjen stuhia? Lajda Porja: Ja si do të jetë moti

Pas përplasjes së dhunshme verbale dhe sjelljes së paprecedentë të Big Mamës, rrjetet sociale janë mbushur me komente kritike ndaj produksionit të “Ferma VIP 2”.

Related article  Ne e pimë atë çdo ditë, por nuk e dime se shkakton kancerin e gjirit!

Përdoruesit kërkojnë masa urgjente disiplinore, ndërsa shumë shprehën indinjatë për faktin që pështyrja dhe fyerjet publike po transmetohen pa asnjë filtër në prime-time, duke dhunuar etikën televizive dhe respektin minimal njerëzor.

“Kur dhuna verbale kthehet në normë dhe pështyma në spektakël, nuk është më reality show, është degradim publik,” shkruan një ndjekës në rrjetet sociale.

Published inLajme