Skip to content

37 viktima/ Rrëzimi i avionit reagon urgjentisht Rama

Kryeministri Edi Rama shprehu ngushëllimet për viktimat e avionit nga Azerbajxhani të rrëzuar në Kazakistan.

“Në emër të Shqipërisë, bashkohem me miqtë tanë të pikëlluar për të shprehur ngushëllimet e mia për vendet tona vëllazërore, Azerbajxhanin dhe Kazakistanin, dhe urimet e mia të përzemërta që paqja të mbizotërojë në të gjithë rajonin e tyre”, shkruan Rama.

Related article  Spektakli qe do te jete ne te gjitha ekranet sot ne mbremje

Një avion pasagjerësh i Azerbaijani Airlines, i nisur nga Bakuja për në Grozni të Rusisë, u rrëzua në perëndim të Kazakistanit.

37 janë të vdekurit nga aksidenti i ndodhur teksa avioni ishte në zbritje. 30 persona, sipas mediave vendase i mbijetuan përplasjes që ndodhi në kohën kur mjeti ishte në fazë zbritjeje. Mes të mbijetuarve janë edhe dy fëmijë.

Related article  “Ai gënjen si derri”/ Artan Hoxha: Ju zbuloj planin e tmerrshëm që ka Edi Rama

Azerbaijan Airlines, kompania kryesore ajrore e vendit, njoftoi se avioni i llojit Embraer 190, ka bërë “një ulje emergjence” rreth 3 kilometra larg nga Aktau, që është një qendër e gazit dhe naftës në Detin Kaspik. Disa raporte në shtypin vendas pretendojnë se avioni ndryshoi kursin për shkak të mjegullës në Grozni.

Related article  Trump hipën mbi taracën e Shtëpisë së Bardhë dhe jep lajmin befasues! Me VIDEO

Ndërsa sipas Sputnik Azerbajxhan, avioni mund të jetë rrëzuar për shkak të përplasjes me një tufë zogjsh. Në bordin e tij ndodheshin 62 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit.

Autoritetet njoftuan se ekipet e shpëtimit dolën me urgjencë në vendngjarje dhe nisën menjëherë punën për të shuar flakët që pushtuan avionin.

 

Published inLajme