Skip to content

Emrat/ Pretendonin të merrnin mandate deputeti, dorëhiqen dy kandidatët e Tom Doshit

Dy kandidatë të Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit për qarkun e Lezhës janë tërhequr nga gara elektorale e zgjedhjeve të 11 majit. A2 CNN mëson se Leonard Trokthi dhe Etmond Stojani, pjesë e listës së hapur të PSD-së, kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre zyrtare në KQZ, duke e çuar në 17 numrin total të kandidatëve të tërhequr deri më tani nga gara elektorale.

Related article  Egli mohoi se kanë qenë të lidhur bashkë, reagimi i instruktorit te palestres trazon rrjetin

Në dokumentet zyrtare të dorëzuara, të dy kandidatët justifikojnë tërheqjen me “pamundësi aktuale për t’u angazhuar në fushatë zgjedhore”, duke theksuar se vendimi është i parevokueshëm.

Related article  Vesa Luma dhe Big Basta drejt divorcit? Flet miku i këngëtarit: Hyri te Ferma VIP per te...

Megjithatë, emrat e tyre do të vijojnë të mbeten në fletën e votimit, për shkak të afateve të shtypjes dhe shpërndarjes së materialeve zgjedhore. Trokthi dhe Stojani ishin pjesë e një liste me 7 kandidatë të PSD-së për këtë qark.

Related article  Krimi në Shkodër/ U plagos nga bashkëjetuesi, 44-vjeçarja është nënë e 3 fëmijëve (Foto)

 

Published inLajme