Skip to content

Tragjedi/ Tjetër aksident ajror, ka viktima. Ja ku ka ndodhur

Një avion i vogël u rrëzuakëtë të diel në një fabrikë në Gjermaninë veriore, nga ku kanë gjetur vdekjen piloti dhe bashkëpiloti, sipas policisë.

Sipas mediave të huaja, avioni u ngrit nga fusha ajrore në Salzgitter-Drütte dhe u rrëzua në vendin e fabrikës së çelikut në Salzgitter pas një fluturimi të shkurtër, tha një zëdhënës i brigadës së zjarrfikësve.

Related article  Vritet me armë zjarri biznesmeni shqiptar në Itali, autor dyshohet të jetë një bashkatdhetar (EMRI)

Salzgitter AG është një nga prodhuesit më të mëdhenj të çelikut në Gjermani.

Shkaku i saktë i përplasjes fillimisht nuk ishte i qartë, por një zëdhënës i policisë theksoi se supozohej të ishte një aksident.

Avioni u rrëzua në një rrip të ngushtë midis dy sallave dhe mori flakë, tha menaxheri i operacioneve të brigadës së zjarrfikësve, Arno Sicks.

Related article  “Po kap edhe moshat e reja” Onkologia e njohur tregon 4 shkaktarët kryesorë të kancerit

Ai tha se vetëm pjesë të krahëve mund të shiheshin përmes tymit të dendur, duke përshkruar atë që mbeti si një “kornizë çeliku e djegur”.

Sicks theksoi se rreth 90 persona nga stafi i shërbimeve të urgjencës dolën në vendin e ngjarjes, që ndodhej rreth 50 kilometra në lindje të Hanoverit, dhe se paramedikët shpallën të vdekur dy burrat në aeroplan, pasi zjarri u shua.

Related article  Tragjike, 2-vjeçari vdes nga dhuna dhe keqtrajtimi, gjyshërit fajtorë për vrasje

Ndërkoë një zëdhënës i Salzgitter bëri të ditur se vetëm dëme të vogla u shkaktuan në ambientet e kompanisë dhe prodhimi nuk u prek.

Zyra federale e hetimit për aksidentet ajrore në qytetin e afërt të Braunschëeig po heton shkakun e rrëzimit.

 

Published inLajme