Skip to content

Tronditese/ Miku i Ramës në hall të madh, shpallet “non grata”…

Aleksandër Vuçiç, miku i Ramës është në hall të madh pasi drejtor i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA) serb Aleksandar Vulin thotë se Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj tij, duke i ndaluar hyrjen në vendet e BE-së.

“Nuk kishte asnjë polemikë mbi të vërtetën që thashë. Ata thjesht bënë disa komente për mua personalisht, zhvilluan një takim në nivelin më të lartë të ministrive të jashtme të vendeve të tyre dhe vendosën të më ndalojnë hyrjen në vendet e BE-së”, tha Vulin.

Related article  Tërmeti shkatërrues në Myanmar! Rritet numri i viktimave: 144 të vdekur dhe mbi 700 të plagosur

Në një takim të grupit të punës të Këshillit të BE-së për Partneritetin Lindor, Komisioneri i Punëve të Jashtme i Komisionit Evropian, propozoi vendosjen e sanksioneve për shkak të “veprimeve destabilizuese ruse”, shtoi ai.

Related article  Bëhet viral reagimi i Loredanës pasi Jozi thotë se ka fjetur me 500 femra (Video)

Vulin gjithashtu deklaroi se ai “nuk e dinte se cili ishte rezultati i gjithë kësaj, se nuk ishte informuar, por se e dinte se çfarë propozohej”.

Related article  “Dëgjova britma po s’e kuptova”/ Detaje nga vr*sja e palestinezes

Kujtojmë se Vulin është nën sanksione edhe nga Shtetet e Bashkuara, më konkretisht nga Departamenti amerikan i Thesarit që ka deklaruar se Vulini përdori pozitat e tij publike për të mbështetur Rusinë.

Published inLajme