Skip to content

Tërmeti shkatërrues në Myanmar! Rritet numri i viktimave: 144 të vdekur dhe mbi 700 të plagosur

Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti shkatërrues që tronditi mëngjesin e sotëm Myanmarin.

Sipas të dhënave të përditësuara nga tërmeti janë regjistruar deri më tani 144 të vdekur dhe 732 të plagosur, raportojnë mediat shtetërore të Myanmarit.

Gjithashtu raportohet se dhjetëra persona të tjerë kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e ndërtesës.

Related article  Fshijini urgjentisht këto aplikacione, mund të jenë prekur nga virusi përgjues. Tik Tok dhe..

Dëshmitarët kanë thënë se pjesë të Pallatit Mbretëror historik në Mandalay ishin dëmtuar rëndë.

Në Naypyidaw, kryeqyteti i Myanmar, të lënduarit po ndihmohen nga ambulancat dhe kalimtarët në rrugë dhe po dërgohen në spital.

Goditja u ndje fortë edhe në Bangkok, kryeqyteti i Tajlandës fqinje, ku u shemb një rrokaqiell 30-katësh në ndërtim në zonën e Chatuchak.

Related article  'Nuk eshte Rama', LaCivita tregon emrin e armikut te vertete, nga i cili duhet te ruhemi

Këtu 43 punëtorë janë bllokuar nën rrënoja dhe ekipet e shpëtimit po punojnë për t’i nxjerrë të gjallë. Nga shembja raportohet se ka edhe të lënduar.

Kryeministri tajlandez Paetongtarn Shinawatra ndërpreu një vizitë në ishullin jugor të Phuket dhe, pasi mbajti një takim urgjent, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Bangkok.

Related article  Bënë për spital Genardin dhe babain, kush është 25-vjecarja që arrestoi policia

Tërmetet e cekët si ky janë më të rrezikshëm se ata më të thellët sepse lëshojnë më shumë energji më afër sipërfaqes së Tokës, duke shkaktuar lëkundje më të forta dhe më shumë dëmtime në struktura.

Published inLajme