Skip to content

Aksident i frikshëm, plagosen 7 policë

Shtatë oficerë policie janë dërguar në spital pas një përplasjeje të frikshme në autostradën A1(M) pranë Newcastle në Angli ku përfshiheshin pesë makina policie dhe një automjet civil.

Policia e Northumbria tha për Daily Express se “një hetim është duke u zhvilluar pasi oficerët e policisë u përfshinë në një përplasje gjatë një ndjekjeje”.

Related article  'Fajin e ka sistemi qe...' Sonila Meco zihet keq me kunaten e Beles se Rames, Neda Balluku

Mjekët raportuan se policët pësuan lëndime jo serioze, duke raportuar se “katër janë liruar, dy mbeten për vëzhgim dhe një po merr trajtim për një dëmtim në këmbë. Dy pasagjerë të BMW-së nuk janë lënduar”, sipas tyre.

Related article  Si duhet kuptuar dhe lexuar qëndrimi i DASH për Non Gratan e Berishës

Një person rreth të 20-ave është arrestuar me dyshimin se ka shkaktuar lëndime të rënda nga drejtimi i rrezikshëm, ndërsa një grua e të njëjtës moshë është arrestuar me dyshimin se ka ndihmuar dhe nxitur drejtimin e rrezikshëm. Ata ndodheshin në makinën tip “BMW”. Aktualisht, autostrada A1 është e mbyllur në të dyja drejtimet.

Related article  Kamioni përplaset me ambulancën, raportohet bilanc i rëndë

Identiteti i personave të arrestuar nuk bëhet i ditur.

 

 

Published inLajme