Skip to content

Aksidenti tragjik/ Humb jetën 45-vjeçarja, në gjendje kritike e bija 9-vjeçare (EMRI)

Një aksident tragjik ndodhi në Milano të Italisë, ku humbi jetën 45-vjeçarja shqiptare Dorina Bardhi.

Ajo ishte duke udhëtuar me makinë bashkë me vajzën e saj 9-vjeçare, kur u përplas me një kamion.

Vogëlushja u dërgua me helikopter në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Related article  Në gjyq me Top Channel pas eksperiencës në Big Brother VIP, Olsi Bylyku flet për arsyen

Aksidenti ndodhi në Pozzuolo Martesana pasditen e së hënës. Gruaja po udhëtonte në bordin e një Opeli që u përplas me një kamion përgjatë Cassanese në lartësinë e Cascina Piola, në pjesën lindore të Milanos.

Dinamika e saktë e aksidentit po hetohet nga policia lokale e Pozzuolos, e cila ka ndërhyrë në vendngjarje për të kryer hetimet.

Related article  Risi e madhe! Ja lajmi që dha sot kryeministri Edi Rama

Sipas rikonstruksionit, makina që drejtohej nga 45-vjeçarja po shkonte në drejtim të Pozzuolos, ndërsa kamioni po lëvizte në korsinë e kundërt, në drejtim të Melzos.

Automjeti tip Opel Corsa për arsyet që po konstatohen aktualisht, ka humbur kontrollin dhe është kthyer në korsinë e kundërt ku në moment po afrohej kamioni.

Related article  E papare! Zbulohet surpriza e pergatitur per te cmendur serbet ne nisje te ndeshjes

Më pas, goditja e dhunshme dhe makina përfundoi jashtë rrugës.

Qendra operative 118 dërgoi në vendngjarje dy autoambulanca, një makinë mjekësore dhe një helikopter shpëtimi. Nuk mund të bëhej asgjë për gruan e cila ndërroi jetë në vendngjarje.

 

Published inLajme