Skip to content

Veliaj tërbohet nga xhelozia për Ajolën nga burgu i kërkon llogari: Pse Mandi shoferi duhet të…

Mes shumë bisedave të përgjuara dhe të publikuara këto ditë në media, rezulton një fragment ku nga kabina e paraburgimit të Durrësit, Erjon Veliaj, flet me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, vëllain dhe personazhe të tjerë, të cilëve u jep detyra dhe orienton mbi formën se si duhet të sillen dhe qasjen që duhet të mbajnë në publik, lidhur me rastin e arrestimit të tij.

Related article  Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta një nga sulmuesit më të mirë te vendit (Foto)

Në mjaft biseda radhitet dhe komunikimi mes dy bashkëshortëve të vënë nën hetim nga SPAK, Veliaj-Xoxe, ku dukshëm kryebashkiaku i Tiranës pasi ka lexuar vendimin mbi 300 faqe të Gjykatës së Posaçme, ka parë aty disa mesazhe dhe dëshminë e një shtetasi të quajtur Marsel, i cili më parë ka shërbyer si shofer personal i Ajola Xoxes.

Në bisedën e përgjuar nga SPAK, Erion Veliaj nga paraburgimi i Durrësit, i shprehet Ajolës edhe për arkitektin Ols Efthimi, për të cilin i thotë se: “…pse Mandi (ish-shoferi Ajolës) duhet të pyesë Olsin “…kur do dalim, kur do shkojmë në Qerret, kur do zbresësh lart, kur do ikësh poshtë…”. Por Ajola Xoxa, i thotë se këto mesazhe janë dërguar duke nënkuptuar për tarracën që po rregullonte dhe më pas ajo Ajola e pyet Veliaj: “…pse pyet…?, se çfarë muhabeti është ky që më bën…”.

Related article  Ndahet nga jeta Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos

Më pas Erjon Veliaj e pyet nëse i ka dhënë dorën prokurorit ditën e paraqitjes (e premte) por Ajola i thotë “Jo”. Për këtë gjë, Erioni flet me një gjuhë fyese duke i thënë se ai është qelbësirë dhe se nuk e meriton t’i japësh dorën, t’i flasësh me mirësjellje.

Related article  Mbeti jetim/ Burri me tre gra, historia e familjes Zajmi në Mat
Published inLajme