Është ndarë nga jeta kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos.
Anastas Janullatos u shtrua fillimisht në një spital në Tiranë më 30 Dhjetor pas një infeksioni të rëndë dhe më 3 Janar kryepeshkopi u transferua drejt Athinës.
Rreth një javë më parë, ai iu nënshtrua një operacioni për ndalimin e gjakderdhjes. Gjatë kësaj kohe dhe pas operacionit, Kryepeshkopi ka qenë në intubim, ku mjekët tentuan ta nxirrnin nga intubimi, por përpjekjet rezultuan të pasuksesshme.
Në këto rrethana, bluzat e bardha vendosën që dy ditë më parë kryepeshkopi t’i nënshtrohej trakeostomisë, që është një procedurë e nevojshme në rastet e intubimit të zgjatur mbi 15-20 ditë. Përmes kësaj procedure kirurgjikale, bëhet një hapje në trake apo në grykë për të krijuar frymëmarrje.
