Skip to content

Rama behet nacionalist ne mes te Athines: Ligji i luftës është absurd, duhet të hiqet! Mitsotakis…

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se marrëdhëniet me qeverinë greke janë pozitive, duke theksuar se ka pasur përparim në zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme, përfshirë ato që lidhen me minoritetet dhe të drejtat e tyre.

Ai ka pohuar se një çështje e rëndësishme që është ende në tavolinë është heqja përfundimisht e ligjit të luftës, një ligj që e cilësoi si “absurditet” dhe që është në kundërshtim me faktin se dy popuj të afërt dhe anëtarë të NATO-s ndodhen në një gjendje lufte.

Related article  How Trump’s next move could impact Biden-era regulations

Rama theksoi se ky ligj duhet të hiqet dhe shprehu besimin se, pavarësisht pengesave, Shqipëria dhe Greqia do të kalojnë përtej “kënetave” të nacionalizmit dhe do të hapin një epokë të re partneriteti strategjik.

“Ne jemi në marrëdhënie shumë pozitive, duhet ta dini që me Mitsotakis dhe qeverinë e tij jemi në një dialog të vazhdueshëm, kemi bërë përparim në ato çështje për të cilat kemi pasur dakordësi si ato që lidhen me minoritetet dhe vendime për të sanksionuar disa të drejta të tyre.

Related article  Multiple churchgoers gunned down after suspect shoots state trooper in wild rampage

Çështje që duheshin zgjidhur dhe janë zgjidhur. Kemi në tavolinë nga ana jonë kërkesën për të hequr përfundimisht ligjin e luftës sepse është absurditet. Dy popuj të afërt dhe anëtare të NATO-s dhe jemi në gjendje lufte sepse ka një ligj absurd.

Related article  Judge Sounds Alarm, Did the U.S. Just Deport a 2-Year-Old American Citizen?

Insistimi ynë është ky ligj duhet të hiqet. Besoj që ky ligj dhe çështje të mbetura ku shumë shpesh bufat e kënetave nacionaliste andej e këtej kanë bërë lëmsh dynjanë, ne do të dalim sipër kënetave e do të bëjmë të mundur hapjen e një epoke partneriteti stretagjik”, tha ai.

Published inNEWS