Mbrëmjen e kësaj të shtune në kryeqytet po zhvillohet protesta e 35-të e të ashtuquajturit “Revolucioni i Flamingove”, së cilës këtë herë i janë bashkuar edhe dhjetëra shqiptarë nga diaspora.
Mijëra shqiptarë të cilët prej vitesh jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të Europës, janë rikthyer në atdhe për t’iu bashkuar tubimit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama si edhe largimin e klasës së vjetër politike.
Protesta e kësaj të shtune ka përkuar edhe me 62-vjetorin e lindjes së kryeministrit Edi Rama duke sjellë dhe disa torta me mbishkrime të ndryshme. Ndërkohë, një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje gjatë protestës ishte shfaqja e një arkivoli në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Arkivoli i mbajtur në duar nga disa protestues, kishte të vendosur edhe një fotografi të kryeministrit Edi Rama.
Teksa arkivoli u shfaq mes turmës, protestuesit nisën të brohorisnin në kor: “Arkivoli i Ramës, arkivoli i Ramës”. Në të njëjtën kohë, ndërsa një nga folëset po mbante fjalën nga podiumi dhe u përpoq të mbulonte zërin e brohoritjeve duke thërritur: “Arrestoni Ramën”.
