Skip to content

Ngjarje e rëndë në Sarandë, gruaja vret burrin me sëpatë teksa flinte (Emrat)

Një krim i rëndë në familje ka tronditur vendin mëngjesin e sotëm. Raportohet se një 49-vjeçare ka goditur bashkëshortin e saj me sëpatë.

Krimi i rëndë ka ndodhur në banesën e çiftit në fshatin Metoq, të Sarandws, në orët e para të mëngjesit, ndërsa 55 vjeçari me iniciale Llazar Tahiraj, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Related article  'Kam uleritur sa më dolën sytë vendit', Danja zbulon cfare i ka ndodhur me Eglin, pas daljes...

Autorja e dyshuar e krimit, 49 vjeçarja me iniciale Elvira Tahiraj, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.

Dyshohet se gruaja e ka goditur burrin me sopatë në kokë, teksa ai ishte duke fjetur gjumë. Policia ndodhet ne vendngjarje

Related article  Sula: “Shqipëria Bëhet” – një kurth i Berishës; pse u largova nga Adriatik Lapaj

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e këtij krimi të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sopatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre.

Related article  E rëndë në Fier, ndërron jetë në lokal një person. Dyshimet e para

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Published inLajme