Skip to content

‘Kam uleritur sa më dolën sytë vendit’, Danja zbulon cfare i ka ndodhur me Eglin, pas daljes…

E ftuar këtë mëngjes në emisionin “Wake Up”, ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Danja Koka, foli me sinqeritet për përvojën e saj brenda shtëpisë, emocionet që ka përjetuar dhe planet e saj pas daljes nga spektakli.

E pyetur për shtysën që e çoi drejt pjesëmarrjes në Big Brother, Danja tha se mbështetja më e madhe i erdhi nga familjarët, kolegët dhe miqtë. “Të gjithë ishin shumë pozitivë… Edhe unë isha me Danjën,” u shpreh ajo me humor.

Related article  Lajm i fundit! Politika në zi! Ndahet nga jeta ish-ministri i Jashtëm (Foto)

Për publikun, Danja është përmendur shpesh si “dielli i shtëpisë”, një epitet që ajo e pranon me përulësi, por nuk nguron të tregojë se ruajtja e qetësisë në një ambient të mbushur me tension nuk ka qenë aspak e lehtë.

“Në një shtëpi ku ka debate dhe dinamika agresive, është e vështirë të ruash ekuilibrin. Unë jam pak nevrike si natyrë… kam ulëritur shumë, jam mërzitur me marrëdhënie që kam menduar se i kam afër,” rrëfeu ajo.

Related article  Dy motra shqiptare hidhen nga pallati në Itali, njëra ndërron jetë, tjetra në gjendje të rëndë

Një nga momentet më të vështira për Danjën ka qenë debati me Eglin. Ajo e kujtoi si një përplasje të fortë emocionale, ku nuk e kontrolloi dot veten: “Kam ulëritur sa më dolën sytë vendit,” tha me sinqeritet.

Related article  Emri+Foto/ Ja kush është 28-vjeçarja që vrau veten, nënë e dy fëmijëve

Megjithatë, ajo theksoi se pas daljes nga shtëpia, marrëdhënia me Eglin ka qenë e respektueshme, madje kanë rënë dakord të takohen për një kafe, ndonëse takimi ende nuk ka ndodhur.

Danja tregoi se pavarësisht sfidave, eksperienca e Big Brother mbetet një periudhë e rëndësishme dhe formuese për të.

Published inLajme