Skip to content

VIDEO – Tmerr në Durrës, përplasen dy tragete të mbushur me pasagjerë, një anije fundoset

2 tragete janë përplasur në Portin e Durrësit, ndërsa një anije është mbytur. Korrespondentet e Durrësit raportojnë për mediat se mjetet e lundrimit janë përplasur gjatë ankorimit në port si pasojë e motit të keq. Në momentin që tragetet po hynin në port, ka pasur dhe një numër të lartë udhëtarësh dhe kjo ka ngjallur panik, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Si pasojë e ngjarjes ka vetëm dëme materiale.

Related article  Berisha tregon çfarë po i ndodh në burg Metës: Disa banditë…

Në redaksinë tonë kanë mbërritur pamje nga momenti kur tragetet e linjës Durrës – Bari dhe Bari-Durrës janë përplasur. Sipas informacioneve, për shkak të kushteve të këqija atmosferike, trageti njëri traget ka kapur spirancën e tragetit tjetër.

Fatmirësisht, nga ky incident nuk ka pasur dëmtime të trageteve, por pasagjerët kanë mbetur të bllokuar prej më shumë se 7 orësh pa mundur të zbresin.

Related article  Detaje të rënda nga vdekja e 10-vjeçares: Ab-zohej nga babai dhe njerka, kishte tentuar të...

Kompanitë e lundrimeve kanë njoftuar se, për shkak të kushteve të paqëndrueshme të motit, trageti “AF Marina” i parashikuar për të nisur nga Porti i Durrësit drejt Barit (Itali) ka pezulluar nisjen deri në normalizimin e situatës. Po ashtu, trageti “AF Franceska” do të kryejë lundrim pa pasagjerë për shkak të kushteve të këqija meteorologjike.

Related article  Për një pagesë të majme, Luana Vjollca merr drejtimin e reality show-t të njohur?

Është dashur ndërhyrja e mjeteve të emergjencës që ka bërë të mundur që tragetet të ankorohen në Portin e Durrësit. Ndërkohë, edhe një anije peshkimi është fundosur në basenin e portit të peshkimit. Nga ngjarja nuk ka të lënduar.

Published inLajme