Skip to content

Berisha tregon çfarë po i ndodh në burg Metës: Disa banditë…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar sot Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, për ushtrim të terrorit psikologjik ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës, i cili ndodhet aktualisht në burg.

Berisha bëri këto komente gjatë një deklarate për mediat, duke pretenduar se presioni ndaj Metës ushtrohet nga individë që ai i cilësoi si “banditë me uniforma policie”. Sipas Berishës, këto veprime ndërmerren me urdhër të drejtpërdrejtë të Kryeministrit Rama dhe Ministrit Manja, si pasojë e një interviste të dhënë së fundmi nga Meta në media.

Related article  Urgj*nte! Donald Trump rikthen Amerikanët në SPAK! Ja ‘kokat’ që po u bëhen gati pr*ngat

“Krahas saj, dua të denoncoj këtu para jush qëndrimet e terrorit psikologjik ndaj të burgosurit tjetër politik, ish-presidentit, ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të parlamentit, Ilir Meta, gjatë këtyre ditëve në vazhdim. Me urdhër të Edi Ramës dhe Uluzi Manjës, banditë me uniformë në burgun e Fierit kanë ushtruar terror psikologjik ndaj Ilir Metës sepse ai ka dhënë një intervistë në media, ka ushtruar të drejtën e fjalës së tij,” – deklaroi Berisha.

Related article  Celulari i Laert Haxhiut "fundos" dy zyrtarët e larte, shkarkohen menjehere (EMRAT)

Ai shtoi se “banditë me uniformë në zbatim të urdhrit të Edi Ramës dhe Uluzi Manjës kanë shkuar gjer aty sa nuk i kanë lejuar takimin me familjarët duket pretenduar se janë 4 dhe mund të futen vetëm 3, dhe akte të tjera. I kanë hequr telefonin dhe të drejtën e komunikimit sepse, sipas tyre, ka komunikuar me Sekretarin e Përgjithshëm të partisë së tij.”

Related article  “Sillu mirë!” – Mesazhi i papritur i Monika Kryemadhit për Rogertin brenda BBVA5 që po bën xhiron e rrjetit!

Berisha i cilësoi këto veprime si “akte jashtëzakonisht të rënda të një narkoshteti që nuk ndodhin as në burgjet e Bjellorusisë apo Rusisë,” duke e krahasuar situatën me Venezuelën e Maduros dhe duke e etiketuar Ramën si “Ramaduro”.

Këto akuza të rënda nga kreu i opozitës Berisha pritet të ndezin më tej debatin politik në vend rreth trajtimit të figurave opozitare nga ana e autoriteteve.

Published inLajme