Skip to content

VIDEO/ Tremb Rey Manaj, humb ndjenjat në fushë vetëm pas 3 minutash lojë

Rey Manaj ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen mes Sivassporit dhe Goztepes në Superligën e Turqisë.

Sulmuesi shqiptar e ka nisur ndeshjen nga minuta e parë si gjithmonë, por vetëm pas tre minutash lojë u largua nga fusha.

Related article  EKSKLUZIVE/ Pamje të rënda! Edukatorja qëllon me shuplakë djalin e mitur

Në minutën e tretë të ndeshjes, Manaj pati një përplasje të fortë kokë më kokë me mbrojtësin e Goztepes dhe mbeti i shtrirë në fushë.

Ylli shqiptar u largua nga fusha me ambulancë dhe duket se ka pësuar një tronditje.

Related article  Shokon Eni Çobani, nxjerr EMRIN e këngëtares së njohur: I mori burrit pasurinë me mashtrim

‘Futbollisti ynë Rey Manaj humbi ndjenjat si pasojë e një përplasjeje me një lojtar kundërshtar në minutën e 3-të të ndeshjes ndaj Göztepe’.

‘Pas ndërhyrjes së parë të ekipit tonë mjekësor në fushë, futbollisti ynë është dërguar me ambulancë në spital dhe ka rikthyer vetëdijen në spital’.

Related article  E njofton kryeministri! Ja sa do rritet paga minimale. Shpërblim edhe për pensionistët

‘Pas përfundimit të analizave të nevojshme, informacioni i detajuar për gjendjen shëndetësore të Rey Manajt do të ndahet me publikun. Futbollistit tonë i përcjellim urimet për shërim të shpejtë’, ka shkruar Sivasspor.

Published inLajme