Skip to content

EKSKLUZIVE/ Pamje të rënda! Edukatorja qëllon me shuplakë djalin e mitur

Këto janë pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë në Kopshtin e fëmijëve në Astir, ku një edukatore qëllon me shuplakë një djalë të mitur.

Edukatorja e identifikuar si R.G., 46-vjeçare është shpallur në kërkim policor për keqtrajtim të fëmijës gjatë qëndrimit në kopsht.

Related article  E rëndë në kryeqytet! Një person tenton te vetevritet duke i vene vetes zjarrin

Babai i të mituri ka denoncuar në komisariatin nr.6 në Tiranë se djali i tij është keqtrajtuar në kopësht prej saj. Fillimisht është ankuar te pronari i kopshtit, i cili pasi mësoi ngjarjen e ka pushuar menjëherë edukatoren nga puna. Pas denoncimit 46-vjeçarja nuk është gjetur në shtëpi dhe po punohet për ta lokalizuar për sqarimin e ngjarjes.

Related article  Edi Rama spastrohet nga "garda e vjetër", Nga Majko e Kodheli, kush jane 19 deputetët që mbetën pa mandat!

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases R. G., 46 vjeçe, pasi ka kallëzuar një shtetas, se shtetasja R. G. ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur, në kopshtin ku ajo punon si edukatore”, informoi policia e Tiranës.

Related article  15 vjeçari nga Vlora me aftësi të veçanta hakeroi e-mail-et e institucioneve dhe dy faqe zyrtare, kë synonte

Published inLajme