Skip to content

63-vjeçari nga Vlora me dy gra: E para me tradhton, por se heq dot qafe, me futet ne..

Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur”, me autore dhe moderatore gazetaren Evis Ahmeti, është trajtuar sot një histori që më shumë se një rrëfim, ngjan me një kalvar vuajtjesh që ka nisur para gati katër dekadash dhe nuk ka gjetur ende zgjidhje. Në qendër të këtij rrëfimi prekës është një 63-vjeçar nga qyteti i Vlorës, i cili ka hyrë në një konflikt të gjatë dhe të lodhshëm familjar, që daton që nga viti i largët 1985.

Sipas rrëfimit të tij, gjithçka nisi vetëm një vit pas martesës së parë, kur në familje shpërthyen problemet e para serioze për shkak të tradhtisë bashkëshortore, një plagë që nuk u mbyll kurrë.

Në vend që martesa të forcohej, ajo u kthye në burim përçarjesh dhe përballjesh të njëpasnjëshme, të cilat u përshkallëzuan me kalimin e viteve.

“Ishte viti 1985 kur kuptova se gjërat nuk shkonin mirë. Isha i martuar vetëm prej një viti, por gjithçka u përmbys. Nga ajo martesë nuk sollëm në jetë asnjë fëmijë, dhe me kalimin e kohës u binda se nuk kishte më arsye të vazhdonim,” rrëfeu 63-vjeçari mes emocionesh në studio.
kliko shtyp ketu

Published inLajme