Skip to content

Erion Veliaj shtrohet në spital

Erion Veliaj është zhvendosur nga sektori A i paraburgimit në sektorin spitalor të Burgut të Fierit, i cili ndodhet brenda të njëjtit institucion penitenciar.

Lajmi është raportuar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Related article  Skena te pabesueshme ne plazh/ Çanta e mbushur plot me euro del në breg, pushuesit mbushin xhepat

Sipas burimeve pranë burgut, zhvendosja e kryebashkiakut të Tiranës ka ardhur pas gjetjeve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KSHH), si dhe ankesave të vetë Veliajt lidhur me trajtimin dhe vlerësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Related article  Lajm i madh! Shqipëri-Janinë për 35 minuta! Greqia bën gati autostradën që ndryshon historinë, ja kur mbaron

Veliaj ka pretenduar se gjendja e tij shëndetësore nuk është vlerësuar siç duhet, duke iu referuar edhe dëmtimeve në këmbë, të cilat, sipas tij, i ka marrë gjatë qëndrimit në Burgun e Durrësit.

Related article  Selin Bollati: “Është larguar nga shtëpia”/ Kërkohet ndihmë
Published inNEWS